AMSTERDAM DHE BRUKSEL 4 DITE ME GUIDE
Nisje: 13 Shkurt
Nisje: 13 Mars
Dita e Parë: Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06.00. Mbrritja në Bruksel në orën 09.00. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg – Hollandez.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë në Zaanse Schans, ku ndodhen Mullinjtë e Erës.
OPSIONALE: Hyrja në Park dhe Mullinjtë.
Kthimi për në Amsterdam. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam.
OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.
Dita e Katërt: Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel – Tiranë në orën 09:35. Mbrritja në Tiranë në orën 12:05.
Mund të na gjeni : Pranë Stadiumit Dinamo:
Rruga: “Emin Duraku”, Pallati AN NIK , Kati II, Tirana 1001 Kontakt:
+355 69 99 61 122 / +355 69 26 71 211
Adresa në Facebook https://www.facebook.com/matiastravel/
Adresa në Instagram https://www.instagram.com/matiastravel/
Email: matiastravelbus@gmail.com
Hapur : E Hënë – E Shtunë (09 : 00 – 20 : 30)